Mbledhja e Qeverisë, nuk procedohet demarkacioni
Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, ministri Arban Abrashi, ka paraqitur problemet për pamundësinë e marrjes së vërtetimeve për veteranë nga disa persona.
Mirëpo Abrashi ka bërë të ditur se mund të aplikojnë për pensione.
“Puna e zyres se veteraneve prane kryeministrit dhe personat qe punojne ketu eshte nderprere per shkak te punes se komisionit dhe disa persona kane mbetur pa i marr vertetimet per veterane keshtuqe mund te aplikojne per pensione”, ka thënë Abrashi.
Në anën tjetër ministri i shëndetësisë Imet Rrahmani, ka paraqitur shqetësimin për skadimin e mandatit të bordit, kështu ka propozuar vazhdimin e mandatit, apo krijimin e një bordi të ri.
Qeveria e Kosovës ka nisur mbledhjen e 184-të të saj.

Lexo edheI dalin në mbrojtje imamit Krasniqi: Je i pastër si loti (Video)
Ndonëse kryeministri Isa Mustafa kishte paralajmëruar se në fillim të marsit Qeveria do ta procedojë në Kuvend marrëveshjen për demarkacion, kjo nuk pritet të ndodhë këtë javë.
Në 8 pikat e diskutimit sot në mbledhjen e Qeverisë nuk përfshihet askund ajo e demarkacionit, raporton Indeksonline.
Ndër temat që do të diskutohet janë shqyrtimi i projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes së Financimit të Projektit për Sigurinë, shqyrtimi për marrëveshjen për bashkëpunim Teknik për vitin 2016, etj.















