Mbledhja e partisë për “ribashkimin” me Vjosa Osmanin, reagon Hoti: LDK mbi të gjitha
dp

Lexo edheKonjufca takon kryediplomaten irlandeze, kërkon mbështetje për rrugën e Kosovës drejt BE-së

“LDK mbi të gjitha”, kështu ka shkruar në Facebook Avdullah Hoti, teksa ka vendosur logon e kësaj partie.
Ky subjekt politik është në diskutim të brendshëm për një bashkëpunim me Vjosa Osmanin për sa i përket zgjedhjeve të 7 qershorit.
Gjatë një konference për media të martën, pas një mbledhjeje partiake kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku, ka thënë se nuk ka ndonjë kundërshti për rikthimin e Osmanit.
Madje ai ka thënë se nuk e ka problem se Vjosa Osmani t’i prijë listës.

Lexo edheKonjufca takon kryediplomaten irlandeze, kërkon mbështetje për rrugën e Kosovës drejt BE-së
Në kohën kur Vjosa Osmani i kishte ndarë rrugët me LDK-në në vitin 2020, Hoti ka qenë një nga kritikët kryesor të Vjosa Osmanit aso kohe. /Gazeta Express