BallinaLajmeMbillen 50 hektarë me pemë në Skenderaj

Mbillen 50 hektarë me pemë në Skenderaj

Të ngjajshme

Tensione në Gjirin e Omanit, Irani sekuestron anijen e dyshuar me armë

Një anije që dyshohet se shërbente si “depo lundruese...

Incidenti në Skenderaj, Nuredin Lushtaku: Kur t’i teket Sami Lushtakut nëse donë e rreh shuplaka gojës Hysni Mehanin

Pas incidentit në Skenderaj ka reaguar ish-deputeti Nuredin Lushtaku. Lushtaku...

Konjufca priti ambasadorin australian në takim përshëndetës

Zëvendëskryeministri i Parë në detyrë dhe Ministri në detyrë...

Kurti i ndan veç 50 mijë euro për renovimin e Xhamisë së Ibrit

Është miratuar nga Qeveria në detyrë e Kosovës vendimi...

Në komunën e Skenderajt janë mbjellë 50 hektarë me pemë. Kjo e arritur në fushën e bujqësisë të enjten është prezantuar në mbledhjen e bordit të drejtorëve të Komunës së Skenderajt, i cili është kryesuar nga nënkryetari i Skenderajt, Fadil Nura.

Drejtori për Bujqësi në Komunën e Skenderajt, Musa Lushtaku, është shprehur i kënaqur me procesin e mbjelljes së fidanëve të pemëve. Ai ka saktësuar se këtë vit në Skenderaj janë mbjellë 50 hektarë me fidane të mollës dhe kumbullës dhe gjendja e tyre është shumë e mirë. Ndërsa, nënkryetari Fadil Nura, në këtë takim me drejtorët e drejtorive ka pranuar raportet periodike dhe ka rekomanduar shtim të aktiviteteve në të gjitha fushat, sidomos në intensifikimin e punimeve në projektet kapitale. “E kemi obligim dhe përgjegjësi ndaj qytetarëve të Skenderajt realizimin e objektivave të parapara dhe përkushtimin maksimal në zbatimin e të gjitha obligimeve që rrjedhin si nevoja të qytetarëve”, është shprehur Nura.
Drejtorët e drejtorive komunale kanë raportuar për aktivitetet e kryera dhe për këtë periudhë kohore, si dhe për planet e aktiviteteve për muajin prill.

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz