Mbi gjysma e votave me kusht të numëruara, VV mban epërsinë
dp

Lexo edheSituatë alarmante në Poklek të Drenasit pas reshjeve të shiut, banorët evakuohen me barka

Sipas përditësimit të fundit të KQZ-së, nga 50.88 për qind e votave me kusht të numëruara deri më tani, Lëvizja Vetëvendosje renditet e para me 49.48 për qind, apo 2,064 vota.
Në vendin e dytë gjendet Partia Demokratike e Kosovës me 19.40 për qind, përkatësisht 809 vota.
Pas saj vjen Lidhja Demokratike e Kosovës me 11.12 për qind, ose 464 vota, ndërsa e katërta radhitet Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 7.58 për qind, apo 316 vota.

Lexo edheSituatë alarmante në Poklek të Drenasit pas reshjeve të shiut, banorët evakuohen me barka
Ndërkohë, ende nuk ka nisur procesi i numërimit të votave nga personat me nevoja të veçanta, të cilat mbeten pa u përfshirë në rezultatet aktuale. /Lajmi.net/
