Mbi 800 numri i të vdekurve në Haiti
03

Lexo edheGjermania do të shkurtojë ndihmat sociale për emigrantët që vijnë nga BE-ja

Numri i të vdekurve në Haiti, si pasojë e uraganit Matthew, ka arritur mbi 800.
Shumica e vdekjeve janë regjistuar në bregdetin jugperëndimor, i cili ka përjetuar forcën e plotë të stuhisë këtë javë.
Uragani Matthew, i kategorisë tre, ka qenë më i fuqishmi në Karaibe në së paku një dekadë. Ai ka sjellë erëra deri në 193 kilometra në orë.
Ekipet e ndihmës nga Kombet e Bashkuara kanë thënë se disa zona mund të arrihen vetëm nga deti ose ajri.
Lexo edheGjermania do të shkurtojë ndihmat sociale për emigrantët që vijnë nga BE-ja
Marina e SHBA-së ka dërguar po ashtu ndihma.
Haiti është një nga vendet më të varfra në botë dhe shumë prej banorëve jetojnë në kasolle prej druri. /rel/