HomeLajmeMbi 8% e votave të numëruara: Hamza vazhdon të kryesojë në PDK,...

Mbi 8% e votave të numëruara: Hamza vazhdon të kryesojë në PDK, ndryshime në top 10

Të ngjajshme

Cakolli: Nëse shkohet sërish në zgjedhje, mund të mbahen prapë në dhjetor

Eugen Cakolli nga KDI ka thënë se nëse shkohet...

“Ishte vetëm pauzë”, KQZ mohon se ka rënë sistemi në QKN “1 Tetori” në Prishtinë

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka...

Super Super Olise, kompleton hattrickun ndaj Irlandës së Veriut

Franca shënoi dhe të tretin ndaj Irlandës së Veriut. Dhe...

Moza, finalistja e parë e Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti është finalistja e parë e Ferma...

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar rezultatet e reja të numërimit të votave për kandidatët për deputetë, ku tashmë janë numëruar mbi 8% e votave në nivel vendi.

Sipas të dhënave të fundit, në Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) vazhdon të kryesojë Bedri Hamza me 8,433 vota. Pas tij renditen Përparim Gruda me 5,272 vota, Arian Tahiri me 4,730 vota dhe Uran Ismaili me 4,090 vota, shkruan lajmi.net.

Në pesëshen e parë mbetet edhe Vlora Çitaku, e cila ka grumbulluar 2,805 vota, po aq sa Sala Jashari, e renditur në vendin e gjashtë.

Rezultatet e fundit kanë sjellë lëvizje edhe në dhjetëshen e parë të kandidatëve. Arben Mustafa është ngjitur në vendin e tetë me 2,115 vota, ndërsa Ganimete Musliu ka hyrë në top 10 me 2,081 vota.

Në dhjetëshen e parë të PDK-së renditen gjithashtu Elmi Reçica me 2,355 vota dhe Kosovare Murseli me 2,113 vota.

Procesi i numërimit të votave për kandidatët për deputetë po vazhdon, ndërsa pritet që renditja të ndryshojë me publikimin e rezultateve të reja nga KQZ-ja. /Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz