back to top
Friday, March 13, 2026
BallinaRegjionaleDrenasMbi 35 kilometra të lumit “Drenica” afër përfundimit

Mbi 35 kilometra të lumit “Drenica” afër përfundimit

Të ngjajshme

Serbia blen raketa kineze “shkatërruese”, Kroacia njofton NATO-n

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, konfirmoi më 12 mars...

Basha: Unë jam argat, ku ta sheh VV që muj me ndihmu, une e marr atë pozitë

Ministri i Infrastrukturës, Dimal Basha, duke folur për raportet...

Shënoi hat-trick ndaj Manchester Cityt, Valverde është lojtari i javës

Federico Valverde ishte heroi i Real Madridit, në ndeshjen...

Komuna e Drenasit ka bërë të ditur se po vazhdojnë punimet në pastrimin e lumit “Drenica” dhe mbi 35 kilometra janë afër përfundimit, transmeton Drenica Press

Drejtoria e Infrastrukturës Lokale është duke vazhduar në implementimin e projekteve të planifikuara për këtë vit. Në mesin dhjetëra projekte të kësaj drejtorie, këtë vit ka vazhduar edhe pastrimin, thellimi dhe zgjerimi i lumit “Drenica” dhe “Vërbica”.

Pastrimi, thellimi dhe zgjerimi i këtyre lumenjve ka gjatësinë afër 35 kilometra dhe atë në këto drejtime; nga fshati Çikatovë e Re në drejtim të fshatit Gllobar, Tërstenik I dhe II, Polluzhë deri në kufi me fshatrat e Komunës së Skenderajt, pastaj ka vazhduar në fshatin Vërboc. Rregullimi i shtratit të lumit Drenica është në lloton 5 dhe 6, ndërsa janë duke u punuar në llot 7 nga Zabeli i Ulët në drejtim të Negrocit.

Kujtojmë se për zgjerimin, thellimin dhe pastrimin e lumit “Drenica” dhe “Vërbica” është duke vazhduar llot 1, 2 dhe 3, nga “Guri i Plakës” në fshatin Dobroshec në drejtim të Drenasit dhe Komoranit, thuhet në njoftim. /Drenica Press/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz