BallinaShqiptareMbi 300 mijë kosovarë kanë hyrë në Shqipëri për 18 ditë

Mbi 300 mijë kosovarë kanë hyrë në Shqipëri për 18 ditë

Të ngjajshme

Ford sërish në qendër të vëmendjes për tërheqje masive automjetesh

Vitin e kaluar, Ford Motor Company lëshoi më shumë...

Situata në Lindjen e Mesme dhe rihapja e Ngushticës së Hormuzit, Starmer zhvillon bisedë telefonike me Trump

Kryeministri britanik Keir Starmer ka zhvilluar një bisedë telefonike...

Afati deri më 31 mars, mbi 1 mijë zyrtarë publikë kanë deklaruar pasurinë

Pasurinë që e posedojnë duhet ta deklarojnë. Kështu, mijëra...

Shtetasit e huaj njoftohen me rregullat e reja në kufi

Në përputhje me deklarimet e djeshme të kryeministrit, Albin...

Moti për javën e ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se...

Fundi i muajit të Ramazanit ka regjistruar një dyndje të shtetasve të Kosovës drejt bregdetit të Shqipërisë.

Nga data 6-24 korrik kanë hyrë në Shqipëri rreth 327 mijë shtetas nga Kosova, ndryshe nga viti i kaluar kur nga data 1-23 korrik janë regjistruar të kenë hyrë në Shqipëri rreth 205.370 shtetas të Kosovës.

Halim Shehu, përgjegjës turni në Stacionin e Policisë Kufitare në Morin, thotë për “Kohen Ditore” se arsyeja e rritjes me rreth 50% të numrit të vizitorëve nga Kosova, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit kaluar, është kalendari islam i muajit të Ramazanit, i cili ka përfunduar 10 ditë më herët se vitin e kaluar.

“Vetëm në datën 6 korrik llogariten të kenë hyrë nga Kosova në Shqipëri rreth 32 mijë shtetas të Kosovës”, thotë Shehu. Në datën 23 korrik kanë hyrë në Shqipëri rreth 20 mijë shtetas nga Kosova, ndërsa mesatarja ditore për datat e tjera të kësaj periudhe, sipas Shehut, është rreth 17 mijë vizitorë në ditë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz