back to top
Monday, February 2, 2026
BallinaShqiptareMbi 30 mijë kosovarë ia mësynë bregdetit shqiptarë gjatë vikendit

Mbi 30 mijë kosovarë ia mësynë bregdetit shqiptarë gjatë vikendit

Të ngjajshme

Greqia goditet nga tërmeti, nuk raportohet për dëme

Një tërmet ka goditur sot brigjet e Greqisë perëndimore,...

Londrimi rrëqethet kur dëgjon këngën e Gjestit (video)

Ditën e sotme, Londrimi e ka nisur me ritualet...

Latifi kritikon Chomskyn për lidhjet me Epstein dhe qëndrimet publike

Profesori universitar Blerim Latifi ka reaguar lidhur me figurën...

Fillimi i muajit gusht ka shtuar fluksin e hyrjeve të shtetasve nga Kosova në Shqipëri, me destinacion bregdetin e këtij vendi.

Sipas të dhënave zyrtare të Drejtorisë së Kufirit dhe Migracionit në Kukës, rreth 30 mijë shtetas nga Kosova dhe vendet e rajonit kanë hyrë në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit (e shtunë – diel) nëpërmjet pikës kufitare të Morinit, me rreth 5.300 automjete, shkruan sot Koha Ditore.

Ndërkohë që në të njëjtën periudhë kanë lënë Shqipërinë dhe janë futur në Kosovë 17 mijë shtetas, shumica emigrantë nga Kosova që shkojnë për pushime në vendlindje, me rreth 4 mijë automjete.

Për përballimin e fluksit të rritur në këtë periudhë, Pika e Kalimit Kufitar në Morin ka mbajtur në punë 10 sportele, 7 në hyrje dhe 3 në dalje. Sipas burimeve, në pikun e lëvizjes hapen edhe 2 sportele të tjera shtesë, duke e çuar në 12 numrin e atyre që përpunojnë të dhënat e hyrje-daljeve në këtë pikë.

Pjesa më e madhe e shtetasve që hyjnë në tokën shqiptare kanë si destinacion bregdetin shqiptar për të kaluar pushimet, por ka edhe nga ata që përdorin Rrugën e Kombit si pikë transiti.

Të Fundit

Sport

ShowBiz