Mbi 160 të vdekur nga përmbytjet në Indi

Më shum se 160 persona kanë humbur jetën në përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës të cilat u shkaktuan nga të reshurat e rrëmbyeshme në shtetin federal të Indisë, Kerala, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ekipet e shpëtimit me helikopter dhe varka janë në përpjekje për të shpëtuar qindra njerëz të cilët kanë hipur në çatitë e shtëpive. Në ditët e kaluara, mijëra shpëtimtarë kanë punuar në evakuimin e mbi 150 mijë njerëzve.
Në gjithësej 14 rajone në shtetin federal është aktivizuar alarmi i kuq. Në disa rajone është ndërprerë furnizimi me ujë dhe energji elektrike.

Lexo edheKina: Turqia ka aftësinë për të kapërcyer vështirësitë e përkohshme ekonomike
Shatë shtete federale të Indisë këtë vit janë prekur nga vërshimet, të cilat kanë marrë të paktën 800 jetë njerëzish. Që nga 8 gushti, janë përmbytur një numër i konsiderueshëm i objekteve të banimit, kurse të paktën 164 persona kanë humbur jetën.














