Mbi 12 milionë nxënës në Francë fillojnë shkollën pa celular
BILLI

Lexo edheBush kapet duke i dhënë karamele gruas së Obamas në funeralin e McCain

Sipas një ligji të miratuar në fund të muajit korrik, ndalohet përdorimi i mjeteve eletronike (celular, tablet, orë digjitale) nga nxënësit në shkollat fillore dhe tetëvjeçare në Francë.
Kjo praktikë ishte ndjekur që prej disa viteve nga një numër i madh i shkollave tetëvjeçare, por drejtorët e të gjitha shkollave detyrohen tashmë të respektojnë ligjin.
Shkollat e mesme kanë mundësinë, por nuk janë të detyruara të ndalojnë, krejtësisht apo pjesërisht, përdorimin e celularëve dhe të pajisjeve të tjera kompjuterike gjatë orëve të mësimit.

Lexo edheBush kapet duke i dhënë karamele gruas së Obamas në funeralin e McCain