Mbi 12 mijë turistë u futën në Shqipëri në 12 orët e fundit
dp

Lexo edheKRU “Prishtina” i del në ndihmë zjarrfikësve në shuarjen e zjarrit në banesën te Parku i Qytetit

Sipas të dhënave zyrtare, nga ora 20:00 e mbrëmjes deri në orën 08:00 të mëngjesit të sotëm, nëpërmjet kësaj pike kufitare kanë hyrë në Shqipëri 12 mijë e 642 shtetas të huaj dhe 1 mijë e 471 shtetas shqiptarë. I lartë ka qenë edhe numri i mjeteve të transportit, me 119 autobusë që kanë kaluar kufirin gjatë kësaj periudhe.
Në të njëjtën kohë, daljet nga territori shqiptar kanë qenë dukshëm më të pakta. Gjatë 12 orëve të fundit, përmes Morinës kanë dalë vetëm 1 mijë e 887 shtetas.
Pushuesit thonë se zgjedhin bregdetin shqiptar për çmimet e përballueshme, plazhet e pastra dhe afërsinë me Kosovën.

Lexo edheKRU “Prishtina” i del në ndihmë zjarrfikësve në shuarjen e zjarrit në banesën te Parku i Qytetit
Pavarësisht fluksit të lartë, në pikën kufitare të Morinës nuk janë krijuar radhë.
Procedurat e kalimit vijojnë normalisht, edhe falë marrëveshjes për lëvizjen e lehtësuar mes Shqipërisë dhe Kosovës.