HomeLajme​Mbi 10 mijë qytetarë kanë përfituar ndihmë juridike falas gjatë 2025

​Mbi 10 mijë qytetarë kanë përfituar ndihmë juridike falas gjatë 2025

Të ngjajshme

Mbi 10 mijë qytetarë kanë përfituar ndihmë juridike falas gjatë vitit 2025 nga Agjencia për Ndihmë Juridike, në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë.

Në fokus të Agjencisë, kanë qenë kategoritë më të cenueshme, viktimat e dhunës në familje, me bazë gjinore, e trafikimit të qenies njerëzore, fëmijët, të miturit, personat e diskriminuar, e të dhunuar seksualisht gjatë luftës së fundit.

Në hapjen zyrtare të “Javës për Ndihmë Juridike Falas, ministrja e Drejtësisë në detyrë, Donika Gërvalla tha se kjo javë ka për qëllim informimin e qytetarëve për të drejtat e tyre dhe mundësitë që kanë për t’i mbrojtur ato.

“Sot po e hapim javën e ndihmës juridike falas me një qëllim të qartë, të informojmë sa më shumë qytetarë për të drejtat e tyre dhe për mundësinë që kanë për t’i mbrojtur ato. Në këtë mision, Agjencia për ndihmë juridike falas luan një rol të pazëvendësueshëm, përmes zyrave rajonale, mobile dhe bashkëpunimit me organizata partnere, ndihma juridike falas sot është më afër qytetarëve se kurrë më parë. Ajo arrin në komuna tona, komunitete tona dhe tek njerëzit që shpesh kanë më së shumti nevojë për mbështetje. Arrin te gratë viktimat e dhunës, komunitetet jo shumicë, pranuesit e ndihmave sociale, pensionistët, nënat vetushqyese. Rezultatet flasin vet, gjatë vitit 2025, agjencia kanë ofruar ndihmë juridike falas për më shumë se 10 mijë qytetarë”, tha Gërvalla.

Ndërsa, ushtruesi i detyrës drejtor ekzekutiv nga Agjencia për Ndihmë Juridike, Faton Jashari ka përmendur se çka është kërkuar më së shumti nga Agjencia.

“Në zyrat tona nuk kemi vetëm lëndë, hynë njerëz, gra që kërkojnë mbrojtje nga dhuna, prind që nuk dinë si të mbrojnë fëmijët e tyre, të ri që përballen për herë të parë me institucionin, persona të diskriminuar, qytetarë që luftojnë për të drejtën në pronë, për pension, dinjitet dhe atë moment ndihma juridike falas nuk është vetëm procedurë, është fjala e parë e çartë në një situatë të vështirë dhe hera parë që qytetari e ndjen se shteti po e dëgjon.. Viti 2025 e dëshmoi qartë këtë praktikë, agjencia ka siguruar shtrirje për ndihmë juridike falas në të gjithë territorin e Kosovës, përmes shtatë zyrave rajonale, 23 zyre mobile. Ka ofruar ndihmë juridike falas për 6 mijë e 797 qytetarë, stafi ynë ka ndërmarrë 6 mijë e 936 ndihmë juridike, ndërsa 733 lëndë janë referuar në avokat për përfaqësim dhe shërbime të mëtejme. Numri i trajtuar në vitin 2025 arrin mbi 10 mijë. Në fokus kanë qenë kategoritë më të cenueshme, viktimat e dhunës në familje, me bazë gjinore, e trafikimit të qenies njerëzore, fëmijët, të miturit, personat e diskriminuar, e të dhunuar seksualisht gjatë luftës së fundit”, tha ai.

Nga OSBE-ja, zëvendësdrejtoresha e Departamentit për të drejtat e njeriut dhe komuniteti, Tamar Khidasheli tha se barrierat ligjore e ekonomike po vazhdojnë t’i pengojnë qytetarët që t’i ushtrojnë të drejtat e tyre, por me ndihmë juridike falas arritët kjo.

Khidasheli tha se ligjet nuk janë të mjaftueshme.

“Qasja në drejtësi është një partneritet me sundimin e ligjit, megjithatë për shumë individë, fatkeqësisht, veçanërisht për ata nga grupet e cenueshme dhe komunitetet jo-shumicë, kjo e drejtë mbetet e paarritshme. Barrierat ligjore, gjuhësore, ekonomike dhe strukturore vazhdojnë t’i pengojnë njerëzit që t’i ushtrojnë plotësisht të drejtat e tyre dhe të kërkojnë zgjidhje kur ato të drejta shkelën. Prandaj, ndihma juridike falas nuk është thjesht një shërbim, por një mjet thelbësor për të siguruar barazi para ligjit…16:18 Është përmendur disa herë, dhe duhet ta përsëris, ligjet nuk janë të mjaftueshme. Ndikimi i tyre varet nga fakti nëse banorët e Kosovës janë të vetëdijshëm për të drejtat e tyre dhe dinë si të qasen në to. Kjo është arsyeja pse informimi publik dhe ngritja e vetëdijes janë kaq të rëndësishme”, tha ajo.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz