BallinaLajmeMbi 10 mijë e 480 euro mori mëditje veç një prej këshilltareve...

Mbi 10 mijë e 480 euro mori mëditje veç një prej këshilltareve të Vjosa Osmanit brenda vitit

Të ngjajshme

Barça e do Bastonin, Interi me kërkesë të lartë

Në Spanjë vazhdojnë zërat për interesimin e fortë të...

Kurti dhe Abdixhiku arrijnë tek Kuvendi, thonë se do deklarohen pas takimit

Në Kuvendin e Kosovës para pak minutave kanë arritur...

“Tezja e Daskanit”, Dafina uron Atifete Jahjagën për ditëlindje!

Këngëtarja kosovare Dafina Zeqiri shquhet për raportin e ngushtë...

Ulërima në Ferma VIP, situata del jashtë kontrollit (Video)

Një video dramatike nga “Ferma VIP” po bën xhiron...

Super-milioner Haziri, deklarimi marramendës i pasurisë së paluajtshme të deputetit të LDK-së

Një pasuri marramendëse ka deklaruar deputeti i Lidhjes Demokratike...

Në kuadër të deklarimit vjetor të pasurisë në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit hyjnë shumë zyrtarë.

Enë këtë deklarim edhe këtë vit bëjnë pjesë këshilltaret e ish-presidentes Vjosa Osmani.

Njëra ndër këshilltaret e presidentes, që është Rejhane Vuniqi që ishte emëruar në këtë post që nga viti 2022, deklaroi që kanë ndërtuar shtëpi në vitin 2001, por që vlera e saj është 360 mijë euro, e një shtëpi tjetër e ndërtuar 10 vite më vonë se e para i kushton hiç më pak se 12 mijë e 960 euro.

Vuniqi deklaroi pagën mbi 1 mijë e 658 euro dhe të bashkëshortit prej 1 mijë euro.

E në të ardhurat vjetore, Rejhane Vuniqi deklaroi se në bazë të pagës mujore mori brenda vitit 21 mijë e 836 euro e 52 cent.

Por shokuese është shifra e mëditjeve që janë deklaruar natyrisht, e që shkon në 10 mijë e 480 euro e 38 cent, transmeton lajmi.net.

Kurse në kuadër të të hyrave të bashkëshortit u raportuan 8.400.00 euro dhe të fëmijëve 7.332.00 euro./Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz