Mbi 1.3 milionë lëvizje qytetarësh gjatë korrikut në pikën kufitare në Morinë, mbi 21 mijë vetëm në 12 orët e fundit
dp

Lexo edheMerdara me pritjet më të gjata, deri në 40 minuta në dalje

Për të përballuar lëvizjen, autoritetet kufitare po operojnë me 12 sportele dhe po zbatojnë marrëveshjen e lëvizjes së lirë mes Shqipërisë dhe Kosovës, duke shmangur pritjet në kufi.
Vetëm gjatë 12 orëve të fundit, në Morinë janë përpunuar të dhënat e mbi 21 mijë qytetarëve dhe të më shumë se 6 mijë automjeteve. Sipas të dhënave kufitare, mbi 12 mijë persona kanë hyrë në territorin shqiptar, ndërsa pjesa tjetër kanë dalë nga vendi, raporton OraNews.
Qytetarët shprehen se kanë zgjedhur bregdetin shqiptar për cilësinë e plazheve dhe shërbimet turistike, duke e cilësuar Shqipërinë një destinacion të preferuar veror.

Lexo edheMerdara me pritjet më të gjata, deri në 40 minuta në dalje
Ndërkohë, muaji korrik po mbyllet me mbi 1 milion e 362 mijë lëvizje qytetarësh në Pikën Kufitare të Morinit, një tregues i fluksit të lartë që ka shoqëruar sezonin turistik veror.