BallinaDrenica +Drenica KulturëMbahet Sofra Poetike “Ymer Elshani” 2019

Mbahet Sofra Poetike “Ymer Elshani” 2019

Të ngjajshme

Arrestohet një person për sulm dhe dhunë në familje në Shtime

Më datën 06.05.2026, rreth orës 12:50, në stacionin policor...

Krasniqi: Kurti ka urrejtje çnjerëzore ndaj Thaçit

Ish-anëtari i Vetëvendosjes Florin Krasniqi, ka vendosur që t’i...

Sekuestrohen 9 automjete në kuadër të hetimeve për veprën penale ‘’mashtrimi kompjuterik’’, këto janë detajet

Prokuroria Themelore në Prishtinë, përkatësisht Departamenti i Përgjithshëm, njofton...

Seat, VW, Golf e Audi, Prokuroria sekuestron automjete për mashtrime kompjuterike

Prokuroria Themelore në Prishtinë, përkatësisht Departamenti i Përgjithshëm, njofton...

Në Drenas u mbajt manifestimi letrar tradicional, Sofra Poetike “Ymer Elshani” 2019 organizuar nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në bashkëpunim me Lidhjen e Shkrimtarëve të Kosovës. Në 20-vjetorin e rënies së shkrimtarit, ky manifestim  shënoi dhe përurimin e kompletit të veprave letrare të tij.

Në fjalën e rastit Kryetari Lladrovci falënderoi të pranishmit  dhe tha se ndihet i nderuar që në 20 vjetorin e rënies të marrë pjese në këtë manifestim dhe falënderoi drejtoreshën e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport të Komunës së Drenasit për bashkëpunimin me Lidhjen e Shkrimtarëve të Kosovës  dhe garantoi se ky manifestim do të ketë përkrahjen e vazhdueshme komunës. Kryetari Ramiz Lladrovci falënderoi donatorët si dhe  të bijën e shkrimtarit, Teutën,  për kontributin e dhënë për këtë Sofër Poetike duke bërë të mundur që ky aktivitet të mbahet sipas planit të paraparë dhe për kontributin e ofruar që krijimtaria e shkrimtarit të përmblidhet në një komplet librash.

Në  Sofrën Poetike, fjalë rasti për jetën, veprimtarinë letrare, për vlerat artistike e patriotike të shkrimtarit, për karakterin e tij  human  e për atdhedashurinë mbajtën, Shqipe Zogu, drejtoreshë e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Drenasit, Hysen Matoshi  nga Instituti Albanologjik i Prishtinës, Hasan Hasani,  Nezir Prokshi ndërsa shkrimi i Astrit Bisqemit  u lexua nga  Fitore Prokshi.  Ndërsa e bija e autorit Teuta   porositi të pranishmit  që ta duam vendin tonë  dhe të mos lejojmë që asgjë të mos e zbehë dashurinë ndaj atdheut.

Në këtë manifestim  kulturor u deklamuan 30 poezi të autorëve të ndryshëm.  Juria në përbërje të Xhevahire Morinës,  Ramadan Mehmetit dhe Ramë Oracës  përzgjodhi për çmimin e tretë poezinë e autores Ramije Ukaj, për vendin dytë Reisi Meçe,   ndërsa vendi i parë i takoi Zeqir Bekollit. Çmimi special  i Sofrës Poetike i takoi  krijuesit Agim Berisha.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz