Mauro Icardi me dedikim emocional ndaj tifozëve të ish klubit Galatasaray!

Ish 9-shi i cimbom-ve, simboli i këngës ”Askin Olayim”, frymëzuesi i shumë fëmijëve, ikona e festimit unik, Mauro Icardi në një intervistë për gazetën italiane ‘La Rebupplica’, ka folur për kohën në klub, eksperiencat dhe për të ardhmen e tij.
“Erdha te Galatasaray me dëshirën për të fituar dhe me dëshirën për të ndryshuar situatën në të cilën klubi ka qenë prej vitesh. Kemi ndërtuar gjëra të mrekullueshme. Marrëdhënia jonë shkon përtej rezultateve që kemi arritur. Dashuria që kam parë në Stamboll do të zërë gjithmonë një vend të veçantë në jetën time”, tha ai.
“Kur një familje ia vë fëmijës së saj emrin tënd, kjo të bën pjesë të historisë së tyre. Ishte një gjest i madh. Më prek thellë dhe më bën të ndiej një përgjegjësi të madhe. Besoj se tifozët e Galatasaray-t e kuptojnë se sa i lidhur jam me klubin.”, shtoi ai.

Lexo edheHansi Flick flet për “Ballon d’Or” dhe Lamine Yamal-in!
Në pyetjet se cili klub do të jetë destinacioni i tij i ardhshëm, ylli argjentinas tha që ende nuk është i qartë dhe po i vlerëson me kujdes ofertat që ka marrë.
“Kam marrë oferta, por zgjodha të pres më mirë se sa që të pranoj një projekt në të cilin nuk i besoj plotësisht.”, deklaroi ai për gazetën italiane./IndeksOnline/














