Matura shtetërore: Sot afati i dytë i provimit
dp

Lexo edheArtikulli i Bashës kundër UÇK-së, Quni: Njerëz që bëjnë akuza të tilla janë të padijshëm ose të nxitur nga agjenda të huaja

Sot mbahet afati i dytë i provimit të maturës shtetërore.
Provimi do të mbahet në orën 10:00, raporton IndeksOnline.
Maturantët do të mund t’i nënshtrohen provimit në qendrat e caktuara nga Drejtoritë komunale të Arsimit.
Në këtë afat, provimit do t’i nënshtrohen gjithsej 5,480 maturantë.

Lexo edheArtikulli i Bashës kundër UÇK-së, Quni: Njerëz që bëjnë akuza të tilla janë të padijshëm ose të nxitur nga agjenda të huaja
Rezultatet do të shpallen më 1 shtator, përmes platformës elektronike e-Kosova.
Kujtojmë se në afatin e parë, provimit të maturës iu nënshtruan 18.130 maturantë. Prej tyre kaluan 12.316, apo 68.6%./IndeksOnline/