“Mati nuk ekziston më!”, si u shkretua në pak orë fshati turistik në Greqi (FOTO/VIDEO)
BILLI

Lexo edheFotolajm/ Zjarrëfikësi grek përpiqet të shpëtojë fëmijën dy vjeçar

Fshati turistik i Matit, afro 40 kilometra larg Athinës, thuajse është shkatërruar tërësisht nga flakët.
Mati gjendet në zonën e Rafinës dhe ka qenë historikisht një rajon i populluar me turistë lokalë, veçanërisht pensionistë dhe kampe fëmijësh.
Tanimë zona e Matit është kthyer në një vend të shkretë, që duket sikur sapo ka dalë nga apokalipsi.
“Kam parë më sy kufoma, banesa të djegura, dhe ndihesha më fat që isha në jetë. Mati nuk ekziston as si vendbanim”, kështu rrëfen një grua që i shpëtoi mrekullisht tragjedisë, për televizionin grek “Skai”.

Në Mati janë regjistruar numri më i madh i viktimave, ku shumica e kufomave janë gjetur të djegura në shtëpitë e tyre apo në makina.

Lexo edheFotolajm/ Zjarrëfikësi grek përpiqet të shpëtojë fëmijën dy vjeçar
Mediat greke raportojnë detaje rrëqethëse ku shumë prej të trupave të pajeta ishin përqafuar në momentet e fundit.





