back to top
Saturday, December 20, 2025
BallinaLajmeMashtruesja nga Podujeva, shikojeni si e inskenon aksidentin e vet

Mashtruesja nga Podujeva, shikojeni si e inskenon aksidentin e vet

Të ngjajshme

Rutte: Pas marrëveshjes së paqes, NATO do të reagojë ashpër ndaj çdo sulmi rus

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar...

Interit ngopet me ”pasta bolonjeze”, eliminohet nga Superkupa e Italisë

Skuadra e Bolognas ka shkruar historinë, duke siguruar për...

Rutte: Pas marrëveshjes së paqes, NATO do të reagojë ashpër ndaj çdo sulmi rus

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar...

Fiat zbulon modelin e ri 500 Hybrid Torino

Fiat ka nisur prodhimin e modelit të ri 500...

Laureatet e vitit, Dardan Berisha shpallet basketbollisti më i mirë i vitit 2025

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka ndarë çmimet...

Një simulim aksidenti ka ndodhur në qytetin e Podujevës.

Ngjarja është regjistruar mbrëmjen e 7 qershorit rreth orës 19:00, teksa një këmbësore shtiret se po aksidentohet nga një veturë e cila ishte në komunikacion.

Nga videomateriali i siguruar nga një sinjalizues në këtë qytet, duket se si e dyshuara i hidhet automjetit derisa shoferi kishte ndaluar dhe po bëhej gati për tu kyçur në rrugën tjetër.

Simulimi nga kjo e dyshuar, duket se vë në lajthitje edhe personin që po e shoqëronte shoferin, i cili me të parë vajzën e hedhur mbi veturë, del nga makina për t`i ofruar ndihmë. Në anën tjetër të rrugës, vetkurdisja e automjetit nuk është parë nga kalimtarët të cilët janë shtangur përballë situatës së krijuar.

E tërë njgarja është filmuar nga kamerat e sigurisë nga objekti pranë vendit ku ka ndodhur kjo ngjarje.

Sipas sinjalizuesit, kjo ngjarje kishte mobilizuar edhe autoambulancën e qytetit e cila kishte dalur në vendin e ngjarjes për ta ofruar ndihmën e mundshme mjekësore.

Ende nuk dihen arsyet që e kanë shtyrë vajzën të bëjë një veprim të tillë simulues. Më herët është raportuar për një rast që ka ndodhur në Prishtinë ku një vajzë kishte bërë një veprim të ngjashëm. Ajo dyshohej se këtë akt e kishte bërë me qëllim të përfitimit nga kompanitë e sigurimit.

Veprimet e tilla të simulimit të aksidenteve përbëjnë vepër penale në bazë të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. /Sinjali

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz