Glauk Konjufca e Kujtim Shala -përpjekja e fundit për të arritur koalicion parazgjedhor
03

Lexo edheGecaj: VV e LDK në pasiguri të tmerrshme, PDK-ja si sahat zvicre drejt 220 mijë votave

Glauk Konjufca nga Vetëvendosje e Kujtim Shala nga Lidhja Demokratike e Kosovës pritet të takohen nga ora 14:00 sot, si përpjekje e fundit për të arritur një koalicion.
“Gjasa janë minimale që të arrihet koalicion”, i tha Insajderit një zyrtar i Vetëvendosjes në kushte anonimiteti.
Në takimin mes Isa Mustafës dhe Albin Kurtit nuk ka pasur heqje dorë nga posti i kryeministrit nga asnjëra palë.

Lexo edheGecaj: VV e LDK në pasiguri të tmerrshme, PDK-ja si sahat zvicre drejt 220 mijë votave
Takimet mes Kurtit e Mustafës kanë qenë të shpeshta në prag të zgjedhjeve por problematike po del të jetë çështja e postit të kryeministrit. Si rrjedhojë të dyjat partitë do të shkojnë të vetme në zgjedhjet e 6 tetorit./Insajderi.com