HomeLajmeMashtrim me SMS në emër të bankave, arrestohen dy persona – mbi...

Mashtrim me SMS në emër të bankave, arrestohen dy persona – mbi 50 mijë euro dëme dhe 150 viktima vetëm në rajonin e Prishtinës

Të ngjajshme

I jepet lamtumira e fundit futbollistit Fatjon Bunjaku

Futbolli shqiptar është tronditur nga lajmi i vdekjes së...

Dita e nëntë e protestës për Zvërnecin, qytetarët grumbullohen para Kryeministrisë

Protestat qytetare kundër projektit të planifikuar në Zvërnec kanë...

“Për momentin”, Izraeli ndalon sulmet ndaj Iranit

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka njoftuar se shteti tij...

Kryeziu tregon procedurat: Fillimisht kuvendi, qeveria, pastaj presidenti

Profesori i Kushtetutës, Kadri Kryeziu në emisionin DTP me...

Prokuroria Themelore në Prishtinë, bashkë me Njësitin e Krimeve Kibernetike të Policisë së Kosovës, ka realizuar tre kontrolle në lokacione të ndryshme, ku janë arrestuar dy persona.

Ata dyshohen se kanë kryer veprën penale “mashtrimi”, ndërkaq gjatë kontrolleve janë sekuestruar një veturë, disa telefona, disa sim-kartela dhe fletëpagesa të bankave.

Përmes këtij njoftimi, Prokuroria ka thënë se janë identifikuar edhe dy persona të tjerë në lidhje me këtë çështje, por që ndodhen në arrati.

“Sipas të dhënave të siguruara deri në këtë fazë, ekziston dyshimi se të dyshuarit në bashkëpunim dhe koordinim të veprimeve mes vete, nga muaji Dhjetor 2025 e tutje, me anë të paraqitjes së rreme të fakteve dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete apo personin tjetër, i nxisin të dëmtuarit që të veprojnë në dëm të pasurisë së tyre, ashtu që të dëmtuarit pasi që kishin pranuar mesazhe SMS, kinse nga bankat komerciale NLB – Banka, Teb Banka, Raiffesien Bank, si dhe banka tjera me përmbajtjen “Në llogarinë tuaj është zbuluar aktiviteti i dyshimtë. Ju lutemi identifikoni për të vazhduar përdorimin e shërbimit…”, nga i cili SMS pranohej edhe një link i veçantë, varësisht nga banka që të dëmtuarit kishin llogaritë dhe pas klikimit në këto linqe, të dëmtuarve i është hapur një web-faqe në të cilën është kërkuar të fusin të dhënat bankare, e më pas të njëjtëve u janë tërhequr para nga llogaritë e tyre bankare nga ana e të pandehurve”, thuhet në njoftim.

Ata kanë thënë se vetëm në regjionin e Prishtinës, janë dëmtuar rreth 150 persona ndërsa vlera e dëmit arrin shumën prej 50 mikjë eurove.

“Jemi në pritje të paraqitjes së të dëmtuarve tjerë, nga regjione tjera, me ç’rast numri i të dëmtuarve, si dhe vlera e dëmit do të jetë akoma më e madhe. Prokurori i shtetit do të vazhdoj të trajtoj rastet e kësaj natyre me prioritet, si dhe do të ndërmerren veprime shtesë me qëllim identifikimin e të dyshuarve tjerë potencial lidhur me këtë rast”, thuhet në komunikatë. /Lajmi.net/

Postimi i plotë:

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz