MAShTI jep tender mbi 1.27 milion euro për ndërtimin e çerdhes në Kalabri
dp

Lexo edheStudio Nutricion dhe Fitnes në UNI – Universum International College me Program Amerikan Fuqizuar nga Arizona State University

Sipas njoftimit të autoritetit kontraktues, kontrata me titull “Ndërtimi i çerdhes në Kalabri, Prishtinë” i është dhënë grupit të operatorëve ekonomikë N.N.SH. World Medium dhe N.N.P. ARC COM SH.P.K.
Vlera e kontratës është 1,276,720.73 euro.
Në garë për këtë projekt kanë marrë pjesë gjithsej shtatë operatorë ekonomikë ose grupe operatorësh, me oferta që varionin nga rreth 1.16 milionë euro deri në 1.74 milionë euro.

Lexo edheStudio Nutricion dhe Fitnes në UNI – Universum International College me Program Amerikan Fuqizuar nga Arizona State University
Vendimi është nënshkruar më 16 tetor 2025 nga zyrtari përgjegjës i prokurimit, Xhemajl Buzuku.
Sipas dokumentit të publikuar, aktiviteti i prokurimit është zhvilluar nga MAShTI për realizimin e projektit të ndërtimit të çerdhes në Kalabri, një investim që synon zgjerimin e kapaciteteve për edukimin parashkollor në kryeqytet.