back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaLajmeMASHT tregon se kur mund të hapen shkollat në Kosovë

MASHT tregon se kur mund të hapen shkollat në Kosovë

Të ngjajshme

Melania Trump rrëfen jetën e saj private përmes një dokumentari

Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, Melania Trump,...

Probleme në avionin e Kristjan Asllanit, anulohet fluturimi Milano-Stamboll

Besiktas gjeti marrëveshje me Interin për të afruar Kristjan...

AKU: Qumështi për foshnja Aptamil po tërhiqet urgjentisht nga tregu

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka njoftuar këtë të enjte...

Zbulohet papritur: Ismet Beqiri pritet të jetë kandidat për kryetar të LDK-së

Të shtunën Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbaj...

Nxënësit kosovarë që nga 23 marsi i këtij viti, mësimet nuk po i ndjekin në bankat shkollore mirëpo përmes televizionit.

Kjo masë është ndërmarrë nga MASHTI për shkak të gjendjes me coronavirus në Kosovë, në më mënyrë që nxënësit të mos humbin nga procesi mësimor.

E vazhdimi i mësimit në distancë është paraparë të zgjasë deri në përfundim të këtij viti shkollor.

Kështu ka thënë për Telegrafin, zëvendësministri në detyrë i MASHTI, Jusuf Thaçi.“Mësimi në distancë parashihet të mbahet deri në përfundim të këtij viti shkollor”, ka thënë Thaçi.
I pyetur se kur pritet të hapen shkollat dhe çerdhet për fëmijë, Thaçi tha se kjo varet nga situata me pandeminë dhe rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

“Sa i përket hapjes së shkollave dhe çerdheve, kjo do të varet nga rekomandimet që jep Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK), në varësi të situatës me pandeminë”, u shpreh Thaçi.

Viti shkollor 2019/2020 për nxënësit e klasave 9,10 dhe 11 përfundon më 11 qershor 2020, kurse për nxënësit nga klasa e 1-8 përfundon dy javë më vonë më 26 qershor 2020.

Të Fundit

Sport

ShowBiz