back to top
Sunday, February 1, 2026
BallinaLajmeMASHT: Ka përfunduar me sukses provimi i Maturës Shtetërore 2018- afati i...

MASHT: Ka përfunduar me sukses provimi i Maturës Shtetërore 2018- afati i gushtit

Të ngjajshme

Gazmend Muhaxheri: Sot i dhamë një shansë të re Abdixhikut

Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri ka thënë se konfirmimi...

Dezinsektimi i kushton afro 800 mijë euro Komunës së Prishtinës

Komuna e Prishtinës ka nënshkruar kontratën që do të...

Limi zbulon arsyen e largimit nga BBVIP (Video)

Limi ka zbuluar arsyet se pse ka ndërprerë rrugëtimin...

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi vizitoi sot nxënësit të cilët i janë nënshtruar provimit të Maturës Shtetërore 2018 në afatin e gushtitnë Gjimnazin “Sami Frashëri” në Prishtinë.

Me këtë rast, ministri Bytyqi ka theksuar se, testi është shpërndarë me kohë dhe nuk është raportuar për ndonjë parregullsi që do të mund të ndikonte në rezultate.

Duke ju dëshiruar suksese nxënësve të cilët iu kanë nënshtruar testit në afatin e dytë, ministri Bytyqi ka vlerësuar ecurinë e këtij procesi, si në aspektin e administrimit ashtu edhe në marrjen e përgjegjësive të nxënësve.

“Nga informacionet që kemi nga Qendrat e Testimit, nuk ka pasur ngecje në asnjë shkollë. Ka qenë qëllimi ynë që të mos ketë asnjë problem i cili do të ndikonte në rezultate dhe tashmë po vërehet që e kanë kuptuar përgjegjësinë e këtij procesi nxënësit dhe gjithë mësimdhënësit”, ka thënë ministri Bytyqi.

Drejtori i Arsimit në Komunën e Prishtinës, Jonuz Salihaj tha se nuk është vërejtur ndonjë parregullsi në administrimin e testit, duke shtuar se është bërë një punë e mirë në këtë drejtim. “Deri tani çdo gjë ka shkuar në rregull. Besoj që vazhdimisht po shënohen suksese”, tha Salihaj.

Pjesa  dytë e provimit në afatin e gushtit do të mbahet më 1 shtator, ndërsa rezultatet pritet që të publikohen më 10 shtator 2018.

Të Fundit

Sport

ShowBiz