back to top
Tuesday, February 3, 2026
BallinaLajmeMASHT është në fazën finale të shpalljes së konkursit për tekstet e...

MASHT është në fazën finale të shpalljes së konkursit për tekstet e reja shkollore

Të ngjajshme

Cilësia e ajrit në botë, në këtë pozitë rënditet sonte Prishtina

Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina po vazhdon të përballet me...

Muriqi i pandalshëm, goditja e tij numërohet si asist për Darderin

Vedat Muriqin s’po ka kush e ndal. Kosovari, ka bërë...

Vdes në moshën 55-vjeçare aktori i njohur meksikan i Narcos

Aktori i njohur meksikan Gerardo Taracena, i cili fitoi...

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, së bashku me anëtarët e Këshillit të ekspertëve për programe dhe tekste shkollore, në një konferencë për media, kanë bërë të ditur se, MASHT është në fazën finale të shpalljes së konkursit për tekstet e reja shkollore, ndërkaq u theksua se tekstet e reja shkollore do të jenë të gatshme për përdorim në vitin shkollor 2019/2020.

Ministri Bytyqi, me këtë rast, ka vlerësuar lart punën e ekspertëve të Këshillit të teksteve shkollore, duke thënë se jemi në rrugë të mbarë që mbi bazën e kompetencave ligjore të finalizojmë çështjen e teksteve të reja.

“Ne, mbi bazën e autoritetit ligjor kemi krijuar Këshillin e ekspertëve për tekste dhe mjete shkollore, të cilët e kanë bërë një punë të mirë dhe tani jemi në fazën finale të hapjes publike të konkursit për tekste të reja shkollore. Tekstet e reja do të jenë të gatshme që të përdoren në vitin shkollor 2019/2020, në të gjitha nivelet”, tha Ministri.

Ministri Bytyqi ka theksuar se konkursi për tekste të reja do të jetë publik, por do të ndahet në dy faza.

Ai tha se në fazën e parë do të ketë konkurs për nivelet 1, 6 dhe 10 dhe konkursi do të shpallet shumë shpejt dhe sipas planit dinamik parashihet që deri në tetor të bëhet dorëzimi i dorëshkrimeve për tekstet e reja, ndërsa faza e dytë e konkursit pritet të hapet në muajin korrik, ku do të përfshihen tekstet për klasat 2, 7 dhe 11 dhe që parashihet që në janar të dorëzohen dorëshkrimet për pjesën e dytë të librave.

Ministri Bytyqi, po ashtu ka thënë se, Këshilli i ekspertëve ka vendosur që, për të lehtësuar punën e mësimdhënësve dhe nxënësve, duhet të hartohet edhe material shtesë dhe një udhëzues përdorimi.

Të Fundit

Sport

ShowBiz