HomeLajmeMASH-i shpall thirrjen për bursa për vajzat dhe gratë në programet STEM

MASH-i shpall thirrjen për bursa për vajzat dhe gratë në programet STEM

Të ngjajshme

Çka e pret Kosovën nëse refuzohet projekti i gazsjellësit?

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier tha se Kosovës...

Trump: Çmimet e naftës do të bien pasi situata në Hormuz të “stabilizohet”

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump,...

Ministri në detyrë i Arsimit dhe Shkencës, Hajrulla Çeku, ka marrë vendimin për shpalljen e thirrjes publike për ndarjen e bursave për studentet vajza dhe gra të regjistruara për herë të parë në vitin akademik 2025/2026 në programet e Shkencës, Teknologjisë, Inxhinierisë dhe Matematikës (STEM) në institucionet publike të arsimit të lartë në Kosovë.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, thirrja publike do të hapet të hënën, më 8 qershor.

Të gjitha informatat lidhur me kushtet e aplikimit, dokumentacionin e nevojshëm dhe afatet për aplikim do të publikohen në shpalljen e konkursit.

Kjo nismë synon të mbështesë dhe inkurajojë pjesëmarrjen e vajzave dhe grave në fushat STEM, të cilat konsiderohen kyçe për zhvillimin e inovacionit, teknologjisë dhe tregut të punës në vend.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës u ka bërë thirrje të gjitha studenteve që plotësojnë kriteret të aplikojnë brenda afateve të përcaktuara në konkursin që do të publikohet më 8 qershor.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz