back to top
Thursday, January 29, 2026
BallinaLajmeMasat lehtësuese, Cakaj: Rinisin shërbimet konsullore

Masat lehtësuese, Cakaj: Rinisin shërbimet konsullore

Të ngjajshme

Interesante! Edin Dzekos i shkojnë çebapat nga Sarajeva në stërvitje te Schalke

Futbollisti i Bosnja Hercegovina, Edin Dzeko është duke kaluar...

SMART PLAN: Pagesa e lehtë, stërvitja e vazhdueshme

Të fillosh stërvitjen shpesh duket e thjeshtë, por për...

KESCO kërkon rritje të çmimit të rrymës mbi 21%

Kompania KESCO i ka dorëzuar ZRRE-së një kërkesë për...

Godet Labinoti: Limi e ka shfrytëzuar Dolcen

Një debat i ashpër është zhvilluar sot në shtëpinë...

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, nëpërmjet një reagimi në Facebook, bëri me dije se nga sot, datë 11 maj 2020, në përputhje me planin e masave lehtësuese, do të rifillojë puna e legalizimeve pranë shërbimeve konsullore në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Gjithashtu, Kryediplomati Cakaj informoi se sot kanë rinisur edhe shërbimet konsullore në Përfaqësitë e Republikës së Shqipërisë në Bruksel, Mynih dhe Selanik. Kjo pasi lehtësimi i masave në vendet përkatëse ka mundësuar dhënien e shërbimeve.

“E gjithë puna, natyrisht, do të zhvillohet në përputhje me masat e nevojshme që kërkon lufta kundër pandemisë COVID-19 në këtë fazë!”- siguroi Cakaj. Për më tepër, Cakaj shpjegoi se puna në përfaqësitë e tjera do të fillojë në varësi të masave të hapjes graduale të vendeve përkatëse.

“Përkushtimi ynë mbetet i palëkundur për të ndërlidhur objektivat madhore të politikës së jashtme me nevojat ditore të qytetarëve të Shqipërisë!” – përfundoi Cakaj reagimin e tij.

Të Fundit

Sport

ShowBiz