Masakra në Vlorë: Gjyshi i autorit tregon si i gjeti familjarët të vdekur

Gjyshi i autorit të masakrës së Selenicës ka treguar për mediat momentet e tmerrit nga gjithë ajo që i kanë parë sytë.
Ishim në drekë, në atë festë, ai piu një birrë dhe një tjetër e mori me vete. Unë u ngrita nga tavolina si plka që jam më shpjet, pas meje u ngrit edhe ky. I thashë ca do bësh, më tha do nxjerr dhentë”- tregon gjyshi.
Ai thotë se jeton në shtëpinë më lart, jo me Ritvanin, pasi jeton me djalin tjetër. Kujtim Zykaj nuk ka fjalë të tregojë se si i ka gjetur viktimat mes gjakut, ndërkohë që thotë se do të marrin pjesë në varrim. Ai thote se familjet nuk kishin konflikte.

Lexo edheVIDEO/ Masakra e Selenicës, flet gjyshi i autorit: Piu një birrë dhe më pas …
“Këtu vija pasdite, vija në mëngjes. Nuk kishte konflikte. Më është vrarë vëllai me djemtë, mbesa e nusja. Nuk kishin konflikte”, thotë ai, duke i qendruar versionit te dale edhe me pare nga prinderit e autorit, per nje akuze qe nje nga nuset i ka bere atij, per vjedhjen e pulave te detit. Duke u ndalur ne skenen pas krimit, ai tregon:
“Nipin dhe nusen i gjata te vrare ne avlli. Pashe vellane dhe kunaten te vrare. Ulerija me kot, askush nuk me degjonte. Erdha tek byrazeri e gjeta përmbys. E rregullova, gjeta dhe gruan i ujdisa. Pastaj gjeta nuset. Të tërë i gjeta përjashta. Pastaj shkoj tek nipolli i vogël. Ajo ishte kujë e zezë”- thote mes lotesh i moshuari.














