Masakra në Vlorë/ Flet dëshmitari: Si i njoh familjet dhe autorin e ngjarjes
BILLI

Lexo edheDinamika e masakrës, 24 vjeçari ekzekutoi vëllain e gjyshit dhe djemtë e tij me gratë e fëmijët

Një prej banorëve të fshatit Resulaj në Selenicë shprehet i shokuar për atë çka ndodhi, duke shprehur habi. Sipas tij, familjet Zykaj ishin njerëz të respektuar dhe nuk kanë pasur probleme të mëparshme. Ai thotë se edhe autori i ngjarjes nuk kishte probleme, ndërsa kishte pësuar një djegie të 70% të trupit vite më parë, por nuk njihen për probleme të tjera.
-Kishte pasur probleme?
Dëshmitari: Jo nuk kemi dëgjuar. Kanë qenë kushërinj me njëri-tjetrin. Konflikt i çastit apo depresion. Ka qenë i sëmurë ky djali. Ka pasur djegie të 70% të trupit. U kurua dhe erdhi në familje. Sjellje të mirë. Njerëz të nderuar dhe të respektuar nga të gjithë. Nuk kishin probleme. Nuk kishte asnjë probleme.
Lexo edheDinamika e masakrës, 24 vjeçari ekzekutoi vëllain e gjyshit dhe djemtë e tij me gratë e fëmijët
-Ju keni parë gjëra të dyshimta?
Dëshmitari: Jo! Jo! Nuk kemi parë asnjë gjë. U kurua 4-5 muaj në Tiranë. Djegia u bë 7-8 vjet. Nuk ka pasur probleme. Kishte ca bagëti dhe i ruante ato. Ishte i respektuar nga njerëzit. Jetonte me prindërit dhe me vëllain dhe motrën.