back to top
Friday, March 13, 2026
BallinaLajmeMasakra në Lagjen e Spitalit, Gjykata merr vendim për të përfshirët në...

Masakra në Lagjen e Spitalit, Gjykata merr vendim për të përfshirët në rast

Të ngjajshme

Arrestohet një person në Fushë Kosovë, qëlloi me armë me gaz pas një përleshjeje

Një person është arrestuar në Fushë Kosovë pasi dyshohet...

Aksident trafiku në Dollc, shkaktohen kolona të gjata

Një aksident trafiku ndodhi mëngjesin e sotëm në Dollc...

Trafik armësh dhe makinash në Shqipëri, arrestohen dy persona nga Kosova

Policia Kufitare në Morinë ka arrestuar në flagrancë shtetasi...

Gjykata Themelore e Prishtinës u ka caktuar masën e paraburgimit tre të përfshirëve në përleshjen me armë zjarri në rrugën “Muharrem Fejza”, në Lagjen e Spitalit. Të pandehurve N.M, M.M dhe F.R iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji për secilin veç e veç, shkruan Express.

Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve N.M., për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale Vrasje e rëndë në tentativë nga neni 173 par 1 pika 1.5 lidhur me nenin 28 të KPK-së dhe veprën penale Mbajtja në pronësi kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve nga neni 366 par 1 të KPK-së, të pandehurit M.M. për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Pjesëmarrja në rrahje nga neni 187 par. 1 të KPRK-së dhe kundër të pandehurit F.R. për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale Vrasje e rëndë në bashkëkryerje me të ndjerin M.R nga neni 173 par. 1 pika 1.5 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Të pandehurve N.M, M.M dhe F.R iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji për secilin veç e veç.

Gjykata ka konstatuar se janë përmbushur kriteret ndaj nenit 187 par.1 nën par. 1.1, 1.2, 1.2.1. të KPPK-së, po ashtu janë përmbushur kriteret nga neni 187 par. 1 nën par. 1.2.2. të KPPK-së si dhe nga neni 187 par. 1 nën par. 1.1 dhe 1.2.3. të KPPK-së për caktimin e masës së paraburgimit kundër tre të pandehurve.

Ekziston dyshimi i bazuar se pas një kontesti pronësor që kishin në mes veti dy familjet, me datë 05.09.2019, rreth orës 15:40, në kryqëzimin e rrugës rr. “Muharrem Fejza” dhe “Jakov Xoxa” në Prishtinë, i pandehuri F.R dhe tani i ndjeri M.R, kishin larguar kockat e betonit nga shkallët e lokalit, të cilët i kishin vendosur të pandehurit N.M. dhe tani i ndjeri B.M dhe në ato momente kishte filluar sharja dhe përleshja fizike në mes tyre dhe në përleshje e sipër, të pandehurit M.R dhe N.M, nxjerrin revolet, shtinë disa herë me revole në drejtim të njëri tjetrit, duke i shkaktuar plagë të rënda njëri tjetrit dhe nga të shtënat e të ndjerit B.M, pëson lëndime të rënda trupore tanii dëmtuari G.R, i cili në ato çaste ishte kalimtar i rastit si dhe i pandehuri F.R, ndërsa nga të shtënat e tani të ndjerit M.R, plagoset në këmbën e majtë i pandehuri N.M. Të plagosurit pastaj dërgohen për trajtim mjekësor në QKUK-ë dhe tani të ndjerit B.M e M.R nga plagët e marra vdesin në QKUK-ë.

Palët kanë të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz