back to top
Wednesday, August 6, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditMasa të rrepta sigurie për ndeshjen FCSB – Drita në Bukuresht

Masa të rrepta sigurie për ndeshjen FCSB – Drita në Bukuresht

Të ngjajshme

Arrestohen katër persona në Prishtinë, u rrahën pasi u aksidentuan

Katër persona janë arrestuar në rrugën “Ali Vitija” në...

Ku u zhduk Valbona? Ja çka po ‘gatuan’ ajo

Pas një periudhe të shkurtër qetësie pas daljes nga...

Arrestohet në flagrancë nga Policia e Kosovës i dyshuari për fajde

Policia e Kosovës, respektivisht Sektori Rajonal i Hetimeve/DRP- Prizren...

Autoritetet rumune kanë shpallur masat për siguri dhe rend publik para ndeshjes së parë të raundit të tretë parakualifikues në Ligën e Europës mes FCSB dhe KF Drita, e cila do të luhet të enjten, në Arena Națională të Bukureshtit, duke filluar nga ora 21:30.

Sipas njoftimit zyrtar nga xhandarmëria e Bukureshtit, në terren do të jenë njësi të shumta të sigurisë, përfshirë edhe ekipe të specializuara për komunikim me tifozët, ku për herë të parë janë përfshirë edhe zyrtarë që flasin anglisht, me qëllim krijimin e urave të qarta komunikimi me mbështetësit e Dritës nga Kosova.

Tifozët e KF Drita do të hyjnë në stadium përmes bulevardit Pierre de Coubertin, në sektorin e rezervuar për ta – Peluza I Nord. Ata pritet të mblidhen në afërsi të stadiumit nga ora 20:00, ku do të priten dhe shoqërohen nga forcat e rendit drejt zonës së caktuar.

Ndërkohë, hyrja për tifozët vendas të FCSB do të jetë përmes bulevardit Basarabia dhe rrugës Maior Ion Coravu, në tribunat kryesore dhe pjesën jugore të stadiumit. Hyrja në stadium do të lejohet nga ora 19:30, vetëm për ata që posedojnë bileta ose ftesa të siguruara nga organizatorët.

Për këtë përballje janë paralajmëruar edhe masa të shtuara sigurie, përfshirë kontrolle të rrepta për automjete dhe persona, me qëllim parandalimin e futjes së mjeteve piroteknike, pijeve alkoolike, dhe çdo objekti tjetër të ndaluar që mund të rrezikojë sigurinë e ndeshjes.

Xhandarmeria rumune ka rikujtuar se, sipas legjislacionit në fuqi, është e ndaluar sjellja e simboleve fashiste, raciste, ksenofobe apo ofenduese, ndërsa kushdo që shkel këto rregulla, rrezikon dënim me burg nga 3 muaj deri në 3 vjet, si dhe ndalim të të drejtave të caktuara civile.

Kjo ndeshje vjen si sfidë e madhe për KF Drita, që synon të bëjë histori në arenën evropiane, ndërsa autoritetet rumune duket se janë të vendosura që gjithçka të kalojë pa incidente, duke garantuar siguri për të gjithë pjesëmarrësit.

- Advertisement -

Të Fundit