BallinaLajmeMarrin 17 milionë euro, nuk i pastrojnë rrugët

Marrin 17 milionë euro, nuk i pastrojnë rrugët

Të ngjajshme

Gjenden disa mjete të pashpërthyera në Selishtë të Gjilanit

Një burrë derisa po punonte në fshatin Selishtë të...

Modelja shqiptare tërheq vëmendjen e stadiumit të Olympiacosit, ishte “goli i vetëm” i lojës

Marigona është në Karaiskakis për ndeshjen Olympiacos-AEL. Modelja nga Kosova,...

Arrestohet një person, i konfiskohen një armë e 50 fishekë

Më 21 mars është raportuar se një person ka...

Tragjedia në Majac të Podujevës, vdes njëra nga gratë e plagosura

Njëra nga gratë që mbeti e plagosur mbrëmjen e...

Ministria e Infrastrukturës ua ka ndarë 17 milionë euro kompanive për mirëmbajtjen e rrugëve, por reshjet e fundit të borës kanë shkaktuar kaos nëpër rrugët e Kosovës. Në gjithë vendin pjesa dërrmuese e rrugëve të enjten kanë qenë vështirë të kalueshme, ndërsa vendet malore kanë qenë të bllokuara tërësisht

Reshjet e fundit të borës, si zakonisht kanë zënë në “gjumë” kompanitë e kontraktuara nga Ministria e Infrastrukturës (MI) për pastrimin e rrugëve nga bora.

Të enjten pjesa dërmuese e rrugëve nëpër gjithë vendin kanë qenë vështirë të kalueshme, e në vende malore të bllokuara tërësisht për shkak se 14 kompani e angazhuara për mirëmbajtje e rrugëve regjionale nuk po e kryejnë punën e tyre si duhet, ndonëse për tri vjet për këtë qëllim nga Ministria e Infrastrukturës do të marrin hiç më pak se 17,2 milionë euro, shkruan Gazeta “Zëri”.

Por, përkundër gjendjes së rëndë në rrugë zyrtare të Ministrisë së Infrastrukturës kanë thënë se të gjitha rrugët në vend janë të qarkullueshme.

Sipas tyre, qarkullimi me më vështirësi ka qenë në magjistralen Hani i Elezit – Prishtinë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz