BallinaLajmeMarrëveshje për ta mbajtur fshehtë marrëveshjen për murin

Marrëveshje për ta mbajtur fshehtë marrëveshjen për murin

Të ngjajshme

Kosova, shteti i dytë më i varfër në Europë

Sipas një raporti të publikuar nga WorldAtlas, i bazuar...

Përkujtohen dëshmorët e Dushkajës, kujtohet beteja e 17 majit 1999

Në kompleksin përkujtimor në Shqiponjë të Dushkajës janë përkujtuar...

Gjesti publikon pamje nga xhirimet e klipeve, shihet bashkë me Gimbon

Këngëtari i njohur shqiptar, Gjesti, ka ndarë me ndjekësit...

OVL UÇK nderon fitoren e Jabllanicës, kujton dëshmorët e luftës çlirimtare

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të...

Dy nga tre aktorët e marrëveshjes për heqjen e murit në veri të Mitrovicës e kanë demantuar të martën lajmin e publikuar të njëjtën ditë në “Kohën Ditore” përkitazi me këtë pajtueshmëri.

Por, burime të gazetës kanë treguar se palët janë dakorduar që marrëveshjen ta mbajnë fshehtë, shkruan sot Koha Ditore .

Edhe në raportin e gazetës është theksuar se treshja që ka mbërritur marrëveshjen – kryeministri Isa Mustafa, shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë, Nataliya Apostolova, dhe kryetari i komunës së Mitrovicës Veriore, Goran Rakiq – “është pajtuar që të mos flasin për media për takimin dhe as për rezultatin, nga frika e reagimeve që mund të pasonin”.

Edhe të hënën e edhe të martën u janë përcjellë pyetje që të tre aktorëve, dhe vetëm një përgjigje është kthyer nga Zyra e BE-së në Prishtinë.
“Diskutimet vazhdojnë dhe shpresoj se do të gjendet një zgjidhje shumë shpejt”, thuhet në këtë përgjigje të shkurtër.

- Advertisement -
Artikulli paraprak
Artikulli tjetër

Të Fundit

Sport

ShowBiz