BallinaLajmeMarko Gjuriq pas takimit me Sorensen: Dialogu synon normalizim, jo njohje

Marko Gjuriq pas takimit me Sorensen: Dialogu synon normalizim, jo njohje

Të ngjajshme

Conor McGregor rikthehet në UFC pas pesë vitesh, do të përballet me Max Holloway

Superylli i MMA-së, Conor McGregor, do të rikthehet në...

Afati për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës mbyllet sot

Sot përmbyllet afati për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës...

Arrestohet në Kroaci një person i kërkuar, ekstradohet në Kosovë

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person i...

Ekstradohet në Kosovë personi i arrestuar në Kroaci me urdhërarrest ndërkombëtar

Një person i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar nga autoritetet...

Kanosi vëllain dhe iu gjet marihuanë, përfundon në pranga kaçanikasi

Një person është arrestuar paraditen e djeshme në Kaçanik,...

Marko Gjuriq ka deklaruar se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë nuk duhet të shihet si proces për njohje të ndërsjellë, por si mekanizëm për përmirësimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

Këto komente Gjuriq i bëri gjatë një takimi në Bruksel me të dërguarin special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Jashtme të Serbisë, të publikuar në rrjetin social “X”, Gjuriq ka theksuar se qëllimi i dialogut duhet të jetë përmirësimi i marrëdhënieve mes dy palëve dhe avancimi i të drejtave politike, ekonomike dhe kulturore të komunitetit serb në Kosovë, si dhe i komuniteteve të tjera që jetojnë në vend.

Ai ka përsëritur qëndrimin e Serbisë se dialogu “nuk është dhe nuk mund të jetë dialog për njohje të ndërsjellë”. /Lajmi.net/

- Advertisement -