back to top
Monday, December 8, 2025
BallinaLajmeMarin Mema: Sa herë e takoj bacën Rifat ndjej fort se dashuria...

Marin Mema: Sa herë e takoj bacën Rifat ndjej fort se dashuria e vërtetë për shqiptari nuk vdes kurrë

Të ngjajshme

Përmbyset gjithçka, Pulisiq kthen Milanin në lojë

Milani ka barazuar shifrat ndaj Torinos në Serie A. Golin...

Ramabaja: Lista e VV-së pothuajse e njëjtë me atë të 9 shkurtit, me disa ndryshime të vogla

Analisti Sadri Ramabaja, duke komentuar listën e kandidatëve të...

SHBA kodifikon qëndrimet pro Kosovës në ligjin e mbrojtjes

Kosova përfshihet në qëndrime të rëndësishme në draft-ligjin e...

Wolves barazon shifrat ndaj Unitedit në fund të pjesës së parë

Wolves sapo ka shënuar golin e barazimit ndaj Manchester...

Drejtori i Policisë së Kosovës takon përfaqësues të INL-Kosova

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend...

Gazetari Marin Mema së fundmi ka takuar Rifat Jasharin, për të cilin shkruan fjalë të mëdha.

Mema ka publikuar në rrjete sociale një fotografi krah Jasharit, ndërsa ka bërë një shkrim të gjatë për të.

Ai e përshkruan babain e heroit kombëtar si një burrë të urtë e me zemër të madhe, ndërsa shkruan se sa herë rri me bacën Rifat ndjen fort se dashuria e vërtetë për shqipari nuk vdes kurrë.

Postimi i plotë:

“Fjalët e këtij burri të urtë e me zemër të madhe çeliku, por edhe kaq të dhembshur për kombin bartin forcën e jashtëzakonshme të shqiptarisë. Sa herë qëndroj me bacën Rifat Jashari ndjej fortë se dashuria e vërtetë për shqiptari nuk vdes kurrë ! ❤️

Politika, politikanët, ata që urrejnë traditën e trashëgiminë tonë, vendimet e tyre, janë të përkohshme dashuria për kombin është e përjetshme ashtu si madhështia e familjes Jashari që lirinë e ka ngjyer me gjakun e saj. Bashkë jemi më të fortë ! ❤️

Këtë më thotë zemra e shpirti, këto janë rradhët e vërteta që duhet të ndjejmë të gjithë. Është zëri i sakrificave, vuajtjes, përballjes, dhimbjes, por edhe mbijetesës, ky është zëri ynë, zëri i këtij kombi. Ky është zëri që duhet të dëgjojmë të gjithë bashkë.

Zërat e tjerë të çjerrë nuk na hyjnë në punë ! Me shqiptarët e Dardanisë, Iliridës, Malit të zi , Çamërisë e kudo nuk më ndan dot politika dhe as njerëzit e saj sepse më bashkon historia, tradita, trashëgimia, gjaku ! Më bashkon gjaku më çdo shqiptar kudo ndodhet ! ??❤️“.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz