BallinaSportManchester United mbetet pa stadium

Manchester United mbetet pa stadium

Të ngjajshme

Arrestohen dy të dyshuar për vjedhje të rëndë në Mitrovicë të veriut

Më datën 18.04.2026, në Stacionin Policor Mitrovicë Veri është...

E mbajti “në xhep” sulmin e Bayernit, Pacho shpallet “lojtari i ndeshjes”

Skuadra e Paris Saint-Germain është kualifikuar në finalen e...

PSG mbahet në Mynih, prek finalen e Ligës së Kampionëve për herë të dytë rresht

Paris Saint-Germain është finalisti i dytë i këtij edicioni...

Kajsitë të mira kundër kancerit

Shumë njerëz nuk e dinë se çfarë vlera të...
Manchester United do të mbetet i “pastrehë” nëse kërkon të zgjerojë kapacitetin e Old Trafford në 90,000 vende.

Sipas drejtorit menaxhues Richard Arnold, zgjerimi i tribunës Sir Bobby Robson do të ishte një sfidë e madhe inxhinierike.

Puna që duhet bërë për të zgjeruar kapacitetin e 76,000 vendeve aktuale duhet të zgjasë për disa sezone, nëse planeve u jepet drita jeshile.

Arnold është shprehur për South China Morning Post: “Nuk kemi lënë tribunën më të lehtë për në fund. Pjesa e stadiumit që ka emrin Sir Bobby Robson është e vetmja pjesë e paprekur e stadiumit.

“Nuk ka shumë vend nga të dyja krahët çka do të thotë se është një sfidë komplekse inxhinerike.

“Do të ishte një sfidë që mund të zgjaste disa sezone dhe kjo do të thotë se ne do të ishim të pastrehë.

“Ne kemi më shumë tifozë se askush tjetër në botë, dhe nuk jemi në Londër pra nuk mund të përdorim Wembley-n.

“Nuk është një sfidë e lehtë pasi do të na duhet të hiqnim dorë nga avantazhi i të luajturit brenda në shtëpi.”

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz