back to top
Tuesday, December 16, 2025
BallinaSportManchester United fitues i Ligës së Evropës (VIDEO)

Manchester United fitues i Ligës së Evropës (VIDEO)

Të ngjajshme

Hamza nesër e nis fushatën në Prizren e Dragash

Partia Demokratike e Kosovës njofton për agjendën mediale të...

Limaj: Me gjithë vullnetin tonë, koalicioni me PDK-në nuk u realizua

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, foli për arsyet...

Netanyahu u kërkon qeverive perëndimore të luftojnë antisemitizmin

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka kërkuar të martën që...

Manchester Unitedi ka fituar në finale të Ligës së Evropës me rezultat 0-2 ndaj Ajaxit.

Edhe pse holandezët mbajtën topin dhe gjuajtën më shumë drejtë portës kundërshtare, Djajtë e Kuq ishin konkret në ato shanse që kishin.

Golin e epërsisë në takim e shënoi Paul Pogba në minutën e 18-të, e gjitha kjo pasi gjuajta e tij prej jashtë zone u devijua.

Getty Images

Pas disa minutash rrezikoi edhe Antonio Valencia, por rrjeta e Andre Onanas nuk u tund dhe pjesa e parë përfundoi me rezultat 0-1.

Djajtë e Kuq e filluan mirë pjesën e dytë dhe në minutën e 48-të shënoi Henrikh Mkhitaryan pas një topi të kthyer nga Chris Smalling.

Getty Images

Ajaxi provoi në vazhdim, por Man Utd u vendos mirë në mbrojte dhe nuk lejoi që epërsia e tyre të ngushtohet.

Finalja e Stokholmit do të mbahet mend për shumë vite nga tifozët e Unitedit pasi fal saj ata në sezonin e ri do të jenë pjesëmarrës në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=0i5ZOGz7Cso

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz