Manchester City ka treguar kush janë ”mbretërit” e vërtetë në Champions League.
Skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola, e mposhti Real Madrin midis stadiumit ”Santiago Bernabeu”, me rezultat 1-2, shkruan IndeksOnline.
Madrilenët e nisën mirë ndeshjen, duke kaluar në epërsi me golin e Rodrygos, në minutën e 28-të.
Gëzimi i tyre zgjati vetëm shtatë minuta, pasi Nico O’Reilly barazoi shifrat në 1-1.
Manchester City nuk u ndal me kaq, pasi Erling Haaland u tregua i sakt nga penalltia në minutën e 43-të, gol ky që kishte vlerën e tre pikëve.
Me këtë fitore, Manchester City shkon në kuotën e 13-të pikëve, një më shumë se Real Madridi./IndeksOnline/