Manchester City afron distancën nga Arsenal pas fitores ndaj Newcastle
dp

Lexo edheRonaldo vjen me një postim të orëve të vona pas shkëlqimit të sontëm

Manchester City ka shfrytëzuar gabimet e Arsenalit për t’u afruar në vetëm dy pikë në garën për titull, pas triumfit 2-1 ndaj Newcastle United në Etihad Stadium.
Nico O’Reilly ishte protagonist i ndeshjes, duke shënuar golin e parë pas asistimit të Marmoush në minutën e 14-të. Newcastle barazoi përmes Lewis Hall pas asistimit të Ramsey (22’), por O’Reilly riktheu epërsinë vetëm pesë minuta më vonë me asistim nga Erling Haaland (27’).
Newcastle pati edhe një gjuajtje tjetër që do të barazonte rezultatin, por goli i Dan Burn u anulua për pozitë jashtë loje.

Lexo edheRonaldo vjen me një postim të orëve të vona pas shkëlqimit të sontëm
Me këtë fitore, Man City shkon në kuotën e 56 pikëve, dy më pak se lideri Arsenal, ndërsa Newcastle mbetet në vendin e 10-të me 36 pikë. /GazetaExpress