Manaj: Së shpejti caktohet data e Kuvendit të jashtëzakonshëm të LDK-së

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Shkëmb Manaj ka dhënë detaje lidhur me procesin e verifikimit të nënshkrimeve të cilat janë mbledhur për të thirrur Kuvendin e jashtëzakonshëm të partisë e ku do të kërkohet shkarkimi i Lumir Abdixhikut.
Manaj ka thënë se procesi i verifikimit është drejt fundit, derisa për datën se kur do të ftohet mbajtja e Kuvendit të LDK’së ka thënë se vendos kryetari Lumir Abdixhiku bazuar në atë se si shkon procesi.
“Komisioni e ka kry punën më të madhe të verifikimeve, kanë mbetur vetëm disa delegatë që s’janë lajmëru, që ka me përfundu edhe ajo pjesë, dhe pastaj do të caktohet data e Kuvendit”, ka deklaruar Manaj për Express.
“Është vendim i kryetarit të LDK’së në bazë të procesit që përfundohet. Verifikimi është drejtë fundit”, ka thënë Manaj i pyetur rreth datës se kur mund të thirret Kuvendi.

Lexo edheMërgimtarët presin deri në 30 minuta për të hyrë në Kosovë
Sipas deklaratave të më hershme, Manaj ka thënë se Kuvendi i jashtëzakonshëm do të mbahet para datës 7 gusht.














