Manaj për Kuvendin e jashtëzakonshëm të LDK-së: Nuk na bashkon, mund të krijojë përçarje
dp

Lexo edheKrijimi i institucioneve, Hoti: Jemi ende brenda afateve kushtetuese

Manaj tha se procesi u iniciua nga disa delegatë të LDK-së, por sipas tij, zhvillimi i këtij kuvendi nuk ishte në interes të partisë, sidomos duke pasur parasysh situatën politike në vend.
“Ne kemi hyrë në një proces, sepse ky proces është ngritur nga disa delegatë të LDK-së. Në vlerësimin tim, ky kuvend është i guximshëm, por në rrethanat e tilla LDK-së nuk i është dashur. Ne kemi dalë nga një kuvend në janar dhe, duke marrë parasysh rrethanat në të cilat ndodhet Kosova, ky Kuvend i Jashtëzakonshëm nuk ka qenë i nevojshëm”, tha Manaj në RTV21.
Ai shtoi se një kuvend i tillë nuk kontribuon në unitetin e partisë, por mund të prodhojë ndarje të panevojshme.

Lexo edheKrijimi i institucioneve, Hoti: Jemi ende brenda afateve kushtetuese
“Një kuvend i tillë nuk është kuvend që na përbashkon në kuadër të partisë, por mund të krijojë përçarje që nuk do t’i duhen LDK-së”, deklaroi Manaj.