HomeLajmeMalisheva u bashkohet bastioneve të PDK-së, shënon rritjen më të madhe në...

Malisheva u bashkohet bastioneve të PDK-së, shënon rritjen më të madhe në Kosovë

Të ngjajshme

Sensacion! Oriola Marashi ‘përvëlon’ me asetet bombastike

Modelja shqiptare Oriola Marashi ka tërhequr sërish vëmendjen në...

Italia miraton dekretin për inteligjencën artificiale

Qeveria italiane ka miratuar një dekret të ri për inteligjencën...

Pedro Neto shënon gol të bukur në miqësore ndaj Nigerisë

Kombëtarja e Portugalisë ka shënuar golin e parë në...

Partia Demokratike e Kosovës ka regjistruar rritjen më të madhe komunale në nivel vendi pikërisht në Malishevë, duke e kthyer këtë komunë në një nga sukseset më të mëdha të zgjedhjeve të 7 qershorit.

Sipas të dhënave të publikuara nga Eugen Cakolli i Institutit Demokratik të Kosovës (IKD), PDK-ja ka shënuar rritje prej 22.12 pikë përqindje në Malishevë krahasuar me zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025, duke kaluar nga 18.15% në 40.27% të votave.

Cakolli vlerëson se PDK-ja ka qenë subjekti më stabil në këto zgjedhje, me lëvizje relativisht të vogla në shumicën e komunave. Sipas tij, partia ka shënuar rënie në 21 komuna dhe rritje në 16 të tjera, por pikërisht rezultati në Malishevë bie më së shumti në sy.

“PDK-ja ka shënuar rritjen më të madhe në Komunën e Malishevës me rreth 22 pikë përqindje – që është lëvizja më e madhe komunale e evidentuar në këto zgjedhje”, ka theksuar Cakolli.

Rezultati konsiderohet si pasojë e bashkimit të elektoratit të Nismës Socialdemokrate me koalicionin e udhëhequr nga PDK-ja, duke bërë që Malisheva të afrohet me komunat tradicionale të djathta si Drenasi dhe Skenderaj.

Me këtë rezultat, Malisheva është shndërruar në komunën ku PDK-ja ka shënuar avancimin më të madh në gjithë Kosovën, duke i dhënë një shtysë të rëndësishme rezultatit të saj në nivel vendi.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz