Malisheva nuk ia del në Skoci, mposhtet me rezultat të thellë dhe eleminohet nga Liga e Konferencës
dp

Lexo edhePenalltitë i japin fund ëndrrës evropiane të Ballkanit

Malisheva i ka dhënë fund aventurës së saj në UEFA Conference League, pasi u mposht me rezultat 4-1 nga Hibernian në ndeshjen kthyese të raundit të dytë kualifikues.
Skuadra kosovare udhëtoi në Skoci me epërsinë 2-0 të fituar në ndeshjen e parë, por nuk arriti ta ruajë avantazhin.
Hibernian zhvilloi një paraqitje dominuese, përmbysi rezultatin e përgjithshëm dhe siguroi kualifikimin në raundin e tretë.

Lexo edhePenalltitë i japin fund ëndrrës evropiane të Ballkanit
Malisheva pati vështirësi gjatë gjithë takimit për t’iu kundërpërgjigjur ritmit të vendasve, të cilët realizuan katër gola.
Skuadra kosovare arriti të shënojë një gol në pjesën e dytë me anë të Bajraktarit, por ai shërbeu vetëm për të zbutur humbjen, pasi nuk mjaftoi për të rikthyer shpresat për kualifikim.