back to top
Saturday, January 31, 2026
BallinaLajmeLajmet e FunditMaliqi: VV-ja e fitoi fazën e “fryerjes” përmes platformës anti-Thaçi, por ajo...

Maliqi: VV-ja e fitoi fazën e “fryerjes” përmes platformës anti-Thaçi, por ajo po shfryhet – pritet rënie në zgjedhjet e ardhshme

Të ngjajshme

Ministri gjerman i Mbrojtjes: Nuk ka shenja se Amerika do të largohet nga NATO

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, u bëri thirrje...

Pas fjalimit të Abdixhikut, Kuvendi i LDK-së po i zhvillon punimet me dyer të mbyllur

Kuvendi i Lidhjes Demokratike të Kosovës po vazhdon punimet...

Milan bën një tjetër ”tregëti” te Chelsea

Vitet e fndit kemi parë disa transferime nga Chelsea...

Abdixhiku: Kush nuk respekton shumicën, ndoshta s’ka vend në parti

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, në fjalimin e tij...

Nëse vendi shkon në zgjedhje të parakohshme pas një vendimi të mundshëm të Gjykatës Kushtetuese, analisti politik Shkëlzen Maliqi parashikon një rënie të përkrahjes për Lëvizjen Vetëvendosje, krahasuar me zgjedhjet e 14 shkurtit 2021.

Në një prononcim për Lajmi.net, Maliqi theksoi se nuk ka të dhëna të reja nga sondazhe të opinionit publik, por bazuar në analizën e tij të zhvillimeve politike, pret një rënie të ndjeshme në përkrahje për VV-në:

“Mundem me thënë vetëm parashikimin e trendit, se VV do të ketë më pak vota se me 9 shkurt, me gjasa rreth 5%, të atyre votuesve që në vitin 2021 VV-së ia solli si peshqesh Vjosa Osmani dhe ‘Guxo’.”

Sipas tij, rënia e Vetëvendosjes nuk varet vetëm nga dobësimi i lidhjes me presidenten Osmani, por edhe nga faktorë të tjerë të rëndësishëm që pritet të ndikojnë në rezultatin përfundimtar:

“Por ka edhe faktorë të tjerë ndikues, a e kalon pragun AAK-ja, ku do të strehohet Nisma e Limajt, a do ta krijojë subjekt garues Vjosa Osmani dhe me çfarë prurje…”

Maliqi nuk e përjashton as një skenar të ngjashëm me përvojat e disa vendeve të tjera evropiane, ku fragmentimi i votës ka pamundësuar krijimin e një qeverie stabile:

“Kemi pas te vendet tjera si në Izrael dhe Bullgari, se kur vota e elektoratit është e ndarë në mënyrën që nuk mund të krijohet qeveria, kanë qenë të detyruara të përsërisin zgjedhjet shumë shpesh.”

Në fund, analisti thekson se Vetëvendosje tashmë ka kaluar pikën kulmore të mbështetjes.

“Albin Kurti dhe VV patën fazën e fryerjes të përkrahjes duke shtrirë ndikimin përmes platformës anti-Thaçi, tash ajo po shfryhet sepse politikat e Kurtit po na çojnë në izolim dhe qorrsokak.”, përfundoi ai.

Kuvendi i Kosovës deri me 8 gusht është në pauzë si pasojë e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila pritet të dal me një vendim final për t’i dhënë një zgjidhje ngërçit institucional./lajmi.net/

Të Fundit

Sport

ShowBiz