BallinaLajmeMaliqi për takimet e Hamzës në Uashington: Sinjal që ShBA-ja bashkëpunon me...

Maliqi për takimet e Hamzës në Uashington: Sinjal që ShBA-ja bashkëpunon me liderë konstruktivë

Të ngjajshme

Haxhiu shpall të mbyllur procesin për Kryeprokurorin: Kërkon konkurs të ri dhe paralajmëron refuzime

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka deklaruar...

Ofertë e veçantë në ETC, duke sjellë për konsumatorët...

Haxhiu e vendos: Zgjedhjet e jashtëzakonshme mbahen më 7 qershor

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu...

KQZ diskuton me zyrtarët e Komisioneve Komunale për sfidat e zgjedhjeve të vitit 2025 dhe zgjedhjet e ardhshme

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve organizoi punëtori me Zyrtarët Ekzekutiv...

Analisti politik, Agon Maliqi, e ka komentuar vizitën e kryetarit të PDK-së, Bedri Hamzës, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke nxjerrë dy sinjale nga kjo ngjarje.

Maliqi e sheh këtë si sinjal të vetë Hamzës që dëshiron të rikthejë marrëdhëniet në nivel strategjik, si dhe të ShBA-së që shfaqet e hapur të bashkëpunojë me ata liderë të cilët i sheh konstruktivë.

“Pasi që z. Hamza mori përsipër detyrën e kryetarit të PDK-së, një vizitë kështu, të themi, të parën, kontaktin e parë në këtë funksion, e shoh si vizitë të rëndësishme në kuptimin që, niveli me të cilin është takuar, është shumë i lartë”, ka thënë Maliqi në Info Magazine të Klan Kosovës.

“Pra, është niveli i cili merret me ne dhe ka përgjegjësinë kryesore për çështjet e Ballkanit. Kështu që e shoh të rëndësishme, e shoh si njëfarë sinjali të PDK-së pikë së pari për ShBA-në, por edhe për votuesin në Kosovë në njëfarë forme, sinjali që z. Hamza dëshiron të sinjalizojë, që PDK-ja është ajo që mund t’i rikthejë një lloj marrëdhënie të nivelit strategjik dhe të bëjë kontrast me z. Kurti”.

“Por edhe ShBA-ja që sinjalizon që është e hapur të bashkëpunojë me cilindo lider në Kosovë që e shohin si konstruktiv”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz