Malala Yousafzai merr shtetësinë e nderit të Kanadasë
03
Lexo edheErdogan: Pas referendumit, propozimi për dënimin me vdekje
Laureatja e Çmimit Nobel për Paqe dhe aktivistja pakistaneze, Malala Yousafzai,është bërë personi i gjashtë që merr shtetësinë e nderit të Kanadasë, transmeton Klan Kosova.
Kryeministri kanadez, Justin Trudeau, i dha asaj certifikatën e shtetësisë duke i thënë se historia e saj është një “frymëzim për të gjithë”.
“Unë ndihem shumë e privilegjuar që pranova shtetësinë e nderit në vendin tuajh”, ka thënë Malala.
Lexo edheErdogan: Pas referendumit, propozimi për dënimin me vdekje
Në vitin 2012, aktivistja pakistaneze ka qenë 15 vjeçe kur është plagosur nga militantët talibanë.
Ajo ka qenë shënjestër për shkak të aktiviteteve për arsimimin e vajzave.