“Makthi i të gjitha grave”, historia e kosovarit që tmerroi Gjermaninë

33-vjeçari nga Kosova, Hysen T, është dënuar të enjten me dymbëdhjetë vjet burg nga Gjykata e Qarkut në Dortmund të Gjermanisë. I njëjti akuzohet për tri vepra penale. Express u sjell historinë e kosovarit që tmerroi Gjermaninë për vite me radhë.
Sipas raportimit të BILD, kosovari është dënuar për përdhunim, grabitje dhe lëndim të rrezikshëm trupor. Për Hysen T., thuhet se ishte makthi i të gjitha grave atje. Ai i ndiqte gratë gjatë natës derisa ktheheshin në shtëpitë e tyre, i sulmonte dhe i përdhunonte.
Më 4 dhjetor, thuhet se i zuri pritë një gruaje 25-vjeçare në Stacionin Qendror të Dortmundit. Derisa ajo po qëndronte para ashensorit, ai e kishte goditur në fytyrë dhe më pas e kishte tërhequr shkalllëve.
“Ai e shtypi atë pas murit, e kapi për fyti dhe e goditi në fytyrë me grushte derisa ajo doli jashtë ashensorit. Pastaj e tërhoqi poshtë shkallëve”, kishte deklaruar Prokurori Petra Schacke Eßmann.
Por, ky nuk është rasti i vetëm për të cilin akuzohet kosovari. Sipas vendimit të gjykatës, ai kishte ndjekur edhe dy gra të tjera rrugës për në shtëpi gjatë natës dhe i kishte goditur brutalisht.
Një prej grave kishte pësuar fraktura të shumta në fytyrë dhe ishte në rrezik për jetën, sipas aktakuzës.

Lexo edheA e pagoi tarifën e Rrugës së Kombit?
Dhjetë ditë më vonë, Hysen T. thuhet se kishte sulmuar një grua 37-vjeçare në pjesën veriore të qytetit.
Këtë herë autori goditi jo vetëm me grusht, por me një shishe të thyer, duke i shkaktuar prerjet të thella në fytyrë.
Për fat të mirë, një fqinj i kishte dëgjuar thirrjet e saj për ndihmë, dhe sulmuesi kishte ikur. Hysen T. më vonë ishte kapur një park pranë me veshje të përgjakura.
ADN-ja e tij i ndihmoi hetuesit të zbulonin se ai kishte qenë autor i një sulmi tjetër të pazgjidhur në vitin 2016, kur një grua tjetër ishte sulmuar dhe përdhunuar në pjesën veriore të qytetit.
Kur filloi gjykimi, i pandehuri fillimisht ishte i heshtur. Avokati i tij, Dieter Kaufmann njoftoi se klienti i tij shumë shpejt do të shqyrtohet nga një psikiatër./Gazeta Express














