back to top
Thursday, January 29, 2026
BallinaLajmeMakina përplas çiftin në rrugë, vdes bashkëshorti

Makina përplas çiftin në rrugë, vdes bashkëshorti

Të ngjajshme

Një çift bashkëshortësh që po ecnin në këmbë janë përplasur mbrëmë nga një automjet në aksin rrugor Shkodër-Koplik, në vendin e quajtur kthesa “Institutit të Misrit”.

Për pasojë ka mbetur i vdekur Besnik Beci, 53 vjeç dhe është dëmtuar rëndë bashkëshortja e tij, Alketa Beci, 44 vjeçe.

Sipas policisë drejtuesi i mjetit që ka shkaktuar aksidentin është 49 vjeçar, i cili si fillim u largua nga vendi i ngjarjes, por është kapur nga policia disa metra me tutje dhe është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Shkodër për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor vazhdon hetimet për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Të Fundit

Sport

ShowBiz