HomeShqiptareMakina përmbyset dhe merr flakë në aksin Maliq–Pojan, dy persona në gjendje...

Makina përmbyset dhe merr flakë në aksin Maliq–Pojan, dy persona në gjendje të rëndë

Të ngjajshme

Bajrami për aksidentin fatal në autostradë: Mospuna e Qeverisë po i vret qytetarët

Deputetja e zgjedhur e LDK-së, Hykmete Bajrami ka shkruar...

Thonjtë në nuancën e qumështit të kokosit: Manikyri elegant që thekson tenin e nxirë

Ngjyra e butë, e ftohtë dhe qumështore është zgjedhja...

KQZ përmbyll vlerësimin e votave me postë: Miratohen mbi 82 mijë pako, refuzohen rreth 3 mijë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përmbyllur procesin e vlerësimit...

Autostrada Shkup–Bllacë drejt realizimit, punimet nisin së shpejti

Ministri i Transportit i Maqedonisë së Veriut, Aleksandar Nikollovski,...

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e djeshme  në aksin Maliq–Pojan, në afërsi të Urës së Drithasit.

Shoferi i një automjeti që udhëtonte me shpejtësi të lartë ka humbur kontrollin, ka dalë nga rruga dhe është përmbysur, duke përfunduar në një tokë bujqësore pranë rrugës.

Në momentin e përmbysjes, mjeti ka marrë flakë, duke rrezikuar seriozisht jetën e dy personave që ndodheshin brenda mjetit.

Të plagosurit janë nxjerrë jashtë me ndihmën e banorëve të zonës dhe janë transportuar menjëherë drejt Spitalit Rajonal të Korçës.

Burime nga spitali i Korçes bëjnë me dije se gjendja e tyre është e rëndë, por jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia po punon për të përcaktuar shkaqet e  aksidentit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz